Vendosni fjalën kyçe....

Trump nënshkruan urdhrin për reformën në polici


Presidenti Trump ka nënshkruar sot një urdhër ekzekutiv mbi reformën e policisë dhe tha ‘veprimet që rrezikojnë mbytjen’ do të ndalohen, përveç nëse jeta e një oficeri policie është në rrezik.

Firma e kreut të Shtëpisë së Bardhë vjen ditë pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, i cili humbi jetën pasi u dhunua nga policia në Mineapolis.

Vdekja e tij ka çuar në trazira të dhunshme në mbarë vendin dhe në disa vende europiane.

Presidenti shprehu mbështetje të fortë për policinë përpara se të nënshkruante zyrtarisht urdhrin, të cilin ai e karakterizoi si promovim të ‘standardeve më të larta profesionale’.

“Ne jemi të bashkuar nga dëshira jonë për të siguruar paqe dhe dinjitet dhe barazi për të gjithë amerikanët,” tha ndër të tjera presidenti amerikan Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *