Një ngarkesë prej 10,000 kapelesh një përdorimëshe dhe 2300 këmisha mjekësh të falsifikuara u sekuestruan nga Agjencia Doganore, në portin e Ankonës.
Mediat italiane shkruajnë se materialet ishin të prodhuara në Shqipëri, me shenjën e sigurisë CE, por që ishte e falsifikuar.
Mjetet që përdoren nga mjekët, u gjetën brenda një kamioni, sapo ai zbarkoi nga një traget që vinte nga Durrësi, dhe ishin destinuar për një tregtar në provincën e Veronës.
Shenja CE në këto veshje tregon për konsumatorin një garanci të sigurisë së produktit, duke dëshmuar cilësinë e tij. Nuk ka detaje mbi gjeneralitetet e drejtuesit të kamionit, apo prodhuesit e tyre.