Vendosni fjalën kyçe....

Vjosa Osmani flet për bashkimin me Vetëvendosjen e projektin e ri politik


Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se vendimin për një parti të re politike do e marrë bashkë me qytetarët që e kanë mbështetur dhe e mbështesin ende.

Ajo ishte politikania më e votuar nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e fundit. Ajo e bëri deklaratën teksa ishte e ftuar në ‘A-Show’ në Syri TV.

“Është një proces që duhet ta zhvillojë në muajt në vijim për të parë ku duan të më shohin qytetarët. Ata që nuk më lanë vetëm kur dënohesha nga partia. Është një premtim që nuk e marr dot vetë, jo për shkak të mungesës së guximit, por për shkak se ua kam borxh qytetarëve që vendimin ta marrim bashkarisht. Të jeni të sigurtë se po punojmë fort.” – tha Osmani.

Lidhur me një bashkim të mundshëm me Vetëvendosjen ajo tha se nuk është i nevojshëm për të vijuar beten në shkapjen e shtetit.

“Bashkëpunimi me Vetëvendosjen ka qenë i një natyre tjetër. Ne bashkëpunojmë si dy parti që në vitin 2010 kur Vetëvendosje hyri në parlament. E kemi vazhduar por si dy parti të ndara. Bashkëpunimi im me Vetëvendosjen do të jetë në interes të Kosovës deri në shkapjen përfundimtare të shtetit. Nuk kam nevojë të anëtarësohem në Vetëvendosje për të vazhduar këtë luftë. Ka edhe rrugë të tjera.” – shtoi Osmani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *