Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Fier, plagosen 4 anëtarë të një familjeje


 

Katër anëtarë të një familjeje janë plagosur natën e sotme pas një aksidenti të ndodhur në rrugën Levan-Fier.

Mjeti me 5 persona brenda ka dalë nga rruga dhe është përmbysur anash saj.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth prës 22:20 teksa mjeti tip ‘Ford’ që drejtohej nga një person me iniciale V.S. ka dalë nga rruga.

Të plagosur kanë mbetur 4 bashkëudhëtarët të cilët janë dërguar në spitalin e Fierit.

Njoftimi

Informacion paraprak.Sot rreth orës 22:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, automjeti tip “Ford Fokus” me drejtues shtetasin V.S., ka dalë nga rruga.Për pasojë kanë marë dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetaset M.S., Z.S., A.S. dhe E.S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *