Vendosni fjalën kyçe....

Dy aksidente në pak minuta në Tiranë, plagosen dy vajza të reja


Dy aksidente të ndryshme kanë ndodhur këtë mëngjes në Tiranë në një diferencë kohore prej dy minutash, ku kanë mbetur të plagosura dy vajza të reja.

Në të dy aksidentet, vajzat kanë qenë duke lëvizur me biçikleta dhe janë përplasur nga makina.

“Më datë 17.06.2020, rreth orës 08:07, tek sheshi ‘Karl Topia’, një mjet ende i paidetifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten N.C.,22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin​ e mjekëve.

Më datë 17.06.2020, rreth 08:09, në rrugën ‘Teodor Keko’ Unazë e Re, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten D.Sh., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin​ e mjekëve.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të dy aksidenteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *