Dy gra stomatologe në Tiranë janë përplasur fizikisht me njëra-tjetrën, për motive ende të paqarta.
Një 37-vjeçare me inicialet E.L ka goditur me shuplakë kolegen stomatologe, 42-vjeçaren me inicialet G.V. Sherri mes tyre ka ndodhur në oborrin e Qendrës së shërbimit Mjekësor.
“Më datë 16.06.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetases E. L, me profesioni stomatologe, sepse në orën 09:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, në oborrin e Qendrës së shërbimit Mjekësor, ka goditur me shuplakë në fytyrë shtetasen G. V me profesion stomatologe”, thuhet në njoftimin e policisë.
Është e paqartë se çfarë i ka çuar dy dentistet drejt përplasjes fizike.