Të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët janë gjobitur nga shtetet e huaja për shkak të tejkalimit të afatit të qëndrimit në kohën e pandemisë, do kenë mundësi të marrin mbrapsh paratë e paguara.
Ministrja e Financave nëpërmjet një deklarate publike bëri me dije se përfitues për rimbursim janë të gjithë personat që kanë tejkaluar afatin për periudhën që nga 15 marsi deri më 1 qershor.
Aplikimet bëhen online në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.