Ish-deputetja e PD-së Grida Duma, bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për rritjen e numrit të rasteve me koronavirus në vend në ditët e fundit.
Duma ka publikuar një video, në të cilën shfaqen pamje gjatë inaugurimit të parkut “Rinia”, njerëz që nuk respektojnë distancimin social dhe pa maska ndërsa presin përballë zyrave postare, provimet e maturantëve, pamjet e përplasjes mes policisë dhe protestuesve tek Teatri, etj.
Këto pamje Duma i vë përballë fjalëve të kryeministrit.
“Shikoni dalldinë e fjalëve dhe masakrën e veprave të Ramës! Shikoni se kush po përhap virusin dhe për çfarë interesash!”, shkruan Duma krahas videos.