Vendosni fjalën kyçe....

IKMT nis aksionin në Lezhë për ndërtimet pa leje, pronarët kundërshtojnë


Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin e Tales në Lezhë.

Policia e Shtetit dhe strukturat e bashkisë së Lezhës, kanë shkuar në mbështetje të aksionit për shembjen e ndërtesave përgjatë brezit të rërës.

Por pronarët pretendojnë se nuk janë njoftuar për aksionin dhe kanë kundërshtuar vendimin.

Kujtojmë se IKMT-ja ka shembur 24 objekte pa leje në Velipojë, ku ka patur edhe përplasje mes policisë dhe pronarëve të bizneseve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *