Vendosni fjalën kyçe....

India dhe Kina fajësojnë njëra-tjetrën për përplasjet vdekjeprurëse


Kina dhe India akuzojnë njëra-tjetrën për përleshjen ku mbetën të vrarë të paktën 20 ushtarë indianë në zonën e diskutueshme në Himalaje.

Ushtria indiane tha se të dy palët patën viktima, por nga Kina nuk ka ende të dhëna për numër viktimash shkruan BBC.

Ushtria indiane tha që një numër i konsiderueshëm i trupave të saj “ishin plagosur në mënyrë kritike në vijën e detyrës”.

Në deklaratë thuhet se ushtarët e plagosur ishin gjithashtu “të ekspozuar ndaj temperaturave nën-zero në terrenin me lartësi të lartë”.

Përballja që ndodhi të hënën në rajonin Ladakh, ishte përplasja e parë vdekjeprurëse në zonën kufitare në të paktën 45 vjet.

India tha që Kina kishte provuar të “ndryshojë në mënyrë të njëanshme status quo-në” në kufi. Ndërsa Pekini akuzoi trupat indiane se kishin “sulmuar personelin kinez” duke kaluar kufirin.

Të dy ushtritë zhvilluan më vonë bisedime në përpjekje për të qetësuar tensionet.

Të dy palët këmbëngulin se asnjë plumb nuk është shkrepur në katër dekada, dhe se as në përleshjen e fundit nuk ka patur të shtëna me armë, por vetëm goditje me gurë dhe grushta.

Se si një përplasje që nuk përfshinte një shkëmbim zjarri mund të provonte kaq shumë vdekje është e paqartë, por mediat lokale raportojnë se ushtarët indianë ishin “rrahur për vdekje”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *