Vendosni fjalën kyçe....

Koreja e Veriut tregon pse e bombardoi zyrën ndërlidhëse me Jugun


Koreja e Veriut ka shpjeguar pse shpërtheu zyrën ndërlidhëse me Koresë së Jugut të martën.

Një artikull i mediave shtetërore e akuzoi Jugun se ka prishur marrëveshjen e vitit 2018 dhe se po sillet si një “qen mongrel”.

Artikulli mbyllet me një paralajmërim se shpërthimi i së martës mund të jetë “një parathënie e katastrofës totale të marrëdhënieve Veri-Jug”.

Ushtria e Veriut tha se do t’i zhvendoste trupat në dy pika që kanë shërbyer si simbole të bashkëpunimit të dy Koreve në të kaluarën: kompleksin industrial të mbyllur në Kaesong dhe zonën turistike Mount Kumgang në bregdetin lindor.

Ndërkohë motra e Kim Jong-un sulmoi presidentin e Koresë së Jugut se është kthyer në një shërbëtor të amerikanëve.

Jugu nga ana tjetër thotë se mbetet i hapur për bisedime, por i konsideron veprimet e Veriut si të pakuptimta dhe të dëmshme. Zyra e presidentit Moon paralajmëroi të mërkurën se Seuli nuk do të pranojë më sjellje të paarsyeshme nga Veriu, shkruan BBC.

Tensionet janë përshkallëzuar ndjeshëm javët e fundit mes dy vendeve – pjesërisht për shkak të dezertorëve në Jug që çojnë materiale propaganduese në Veri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *