Vendosni fjalën kyçe....

“Lironi Derek Chauvin” – Banderola e pazakontë në një ndeshje në Ukrainë


Një banderolë që lexonte ‘Lironi Derek Chauvin’, kushtuar oficerit të policisë të akuzuar për vrasjen e George Floyd, është shpalosur në një ndeshje futbolli në Ukrainë.

Flamuri i bardhë me shkronja të zeza që shqiptonin ‘Lironi Derek Chauvin’ u pa i varur në stadium gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Ukrainës midis FC Minaj dhe Dynamo Kiev, ndeshje që u fitua nga kryeqytetasit me rezultatin 2-0.

Ish oficeri i policisë në Minesota, Chauvin, është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, pasi ai u filmua duke vënë gjurin në qafën e George Floyd për disa minuta, duke shkaktuar vdekjen e këtij të fundit dhe duke shkaktuar një varg protestash në mbarë SHBA-të dhe disa vende europiane.

Chauvin është akuzuar për vrasjen e Floydit së bashku me tre oficerë të tjerë të Departamentit të Policisë në Minesota: J. Alexander Kueng, Thomas Lane dhe Tou Thao.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *