Pandemia Covid-19 do bëhet një ‘provë stresi për sistemin global të energjisë’, duke rezultuar në ndryshime të mëdha për industrinë e energjisë, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Botëror të Energjisë, Angela Wilkinson.
Ajo prezantoi studimin e këshillit për ndikimin e pandemisë në sektorin global të energjisë.
Hulumtimi përfshiu më shumë se 100 vende dhe zbuloi se katër nga pesë ndërmarrjet e anketuara synojnë të ulin në mënyrë drastike kostot e tyre, përfshirë investimet dhe shpenzimet e tyre operative.
Rreth 40 përqind e firmave të energjisë kanë ulur tashmë kostot e tyre të operimit me të paktën 10 përqind.
“Mirëqenia e punonjësve mbetet një përparësi e qartë për shumicën e kompanive në sektorin e energjisë. Në të njëjtën kohë, një e treta e kompanive që morën pjesë në studim thanë se do të duhet të shkurtojnë stafin,” tha Wilkinson.