Vendosni fjalën kyçe....

Opozita kërkoi mbledhjen e Këshillit Politik: Jemi kundër për formulën e emërimit të KQZ, nëse sillni propozim të ri do mblidhemi


Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka reaguar në lidhje me kërkesën e opozitës për tu mbledhur ditën e stome për të diskutuar mbi marrëveshjen e arritur për “zgjedhoren”.

Gjiknuri në reagimin e tij thotë se propozimi i opozitës për formulën e emërimit të KQZ-së nuk mund të diskutohet më pasi PS-ja është shprehur kundër duke thënë se është jashtë marrëveshjes dhe traditës parlamentare.

Më tej përfaqësuesi i PS-së i kërkon opozitës që të specifikojë propozimet që do diskutohen në mbledhjen e radhës.

Në lidhje me propozimin për formulën e emërimit të KQZ si dhe mekanizmat e vendimmarrjes qe propozuar u shprehëm kundër dhe nuk mund të diskutohen më në mbledhjen e radhës. E gjykojmë një propozim jashtë marrëveshjes dhe traditës parlamentare për rolin e Kuvendit në zgjedhjen e KQZ. Për këtë çështje do të diskutojmë pasi të na sillni paraprakisht një propozim tjetër që respekton faktin që Kuvendi është sovran në zgjedhjen e organit të KQZ duke siguruar edhe konsultimet dhe dakordësimet në lidhje me emrat që plotësojnë kriteret dhe kanë miratimin tuaj. Pra, e theksoj vetëm nëse sillni propozim të ri bazuar në këto parime mund të vazhdojë ky diskutim.

Për pikat e tjera ju lutem specifikoni cilat janë ato përfshirë propozimet alternative që keni duke i dërguar paraprakisht me qëllim që t’i japim zgjidhje në mbledhjen e radhës dhe mos humbim kohë me debate të kota. Pra, vetëm pas këtij qartësimi mund të konfirmoj mbledhjen e radhës në çdo kohë”-njofton Gjiknuri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *