Parku i rinovuar i cili i kushtoi buxhetit të Bashkisë së Tiranës 1 milion euro është përmbytur për herë të dytë.
Brenda 11 ditëve shtigjet e kalimit në këtë park janë përmbytur nga reshjet e rëna.
Edhe pse u inaugurua në 1 qershor, rinovimi duket se nuk ka adresuar kullimin e ujit të shiut duke i kthyer shtigjet në mini-lumenj.