Vendosni fjalën kyçe....

“Pepsi” heq nga qarkullimi 131-vjeçaren “Hallë Jemima” duke e quajtur stereotip racist


Kompania e njour amerikane Pepsi ka thënë se do të heqë nga qarkullimi shurupin e saj të njohur ‘Halla Jemina’ në përdorim që nga viti 1889, për të cilin tha se ishte ‘bazuar në një stereotip racor’, duke nxitur reagime të përziera në mediat sociale.

“Ne po fillojmë duke hequr imazhin dhe duke ndryshuar emrin,” tha Kristin Kroepfl, nënkryetare dhe zyrtare kryesore e marketingut të Quaker Foods NA, filiali i PepsiCo, në një njoftim për shtyp.

“Ne do të vijojmë procesin duke mbledhur këndvështrime të ndryshme si nga organizata jonë ashtu edhe nga komuniteti me ngjyrë për të zhvilluar më tej markën dhe ta bëjmë atë që të gjithë mund të jenë krenarë për përdorimin e saj.” – shtoi ajo.

Vendimi vjen pasi shumë kompani nxitojnë të rindërtojnë çdo prodhim që mund të shihet si i motivuar nga raca, teksa vendi është përfshirë nga protesta të dhunshme pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *