Qyteti francez i Dijon-it pa një prani të shtuar të policisë të hënën pas disa përleshjeve të armatosura midis bandave çeçene dhe atyre afrikano-veriore, pas një sulmi ndaj një të riu çeçen të premten.
Dhjetra persona, shumë prej tyre të armatosur me armë zjarri, thika dhe shufra hekuri u mblodhën në Grésilles për t’u hakmarrë ndaj anëtarëve të komunitetit lokal afrikano-verior pas një sulmi ndaj një djali 16-vjeçar çeçen në 10 qershor.
Sipas prokurorit të Dijon-it, Éric Mathais, të paktën gjashtë persona ishin plagosur në përleshjet e fundjavës.
Dhunën e së hënës pa banorët me prejardhje nga Afrika e Veriut, më së shumti algjerianë, që mbronin ‘territorin’ e tyre nga çeçenët që kanë nisur një seri sulmesh që nga e premtja kur u sulmua një bar në qendër të qytetit.
Videot e dhunës kanë qarkulluar nëpër media sociale ditët e fundit së bashku me video të tjera ku duken persona të armatosur me armë zjarri automatike e pistoleta.