Vendosni fjalën kyçe....

Raporti – Më shumë se 3 mijë fëmijë janë abuzuar nga klerikët në Francë


Presidenti i një komisioni të ngritur për të hetuar abuzimin e fëmijëve në Kishën Katolike Franceze ka zbuluar se të paktën 3,000 fëmijë kanë rënë viktimë e abuzimit seksual nga klerikët dhe zyrtarët e tjerë të kishës.

Peshkopët katolikë të Francës ngritën komisionin e pavarur në vitin 2018 për të hedhur dritë mbi abuzimin seksual të kryer nga klerikët francezë pasi një numër skandalesh tronditën Kishën në vend.

Presidenti i saj, Jean-Marc Sauve, tha të mërkurën se shifrat paraprake treguan se rreth 1.500 klerikë dhe zyrtarë të tjerë të kishës kryenin abuzimin përgjatë disa dekadave.

Komisioni, i cili është i përbërë nga 22 profesionistë juristë, mjekë, historianë, sociologë dhe teologë, do të japë përfundimet e tij deri në fund të vitit.

Në mars, një prift francez u burgos për pesë vjet për abuzime seksuale me dhjetëra fëmijë në vitet 1970, 1980 dhe 1990.

Gjatë gjykimit të tij, 74-vjeçari Bernard Preynat pranoi se abuzonte me djemtë ndërsa ishte një udhëheqës i skautisëve në Lion, duke i thënë gjykatës se ai nuk e kishte kuptuar se sa serioze ishin krimet e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *