Napoli ka fituar trofeun e parë sezonal pasi ka mundur në finalen e Kupës së Italisë, Juventusin.
Në sfidën e luajtur në stadiumin ‘Olimpico’ të Romës, ekipi i Gatuzos u tregua më i saktë nga pika e bardhë duke qenë se koha e rregullt e ndeshjes përfundoi në barazim 0-0.
Duhet thënë se Juventusi pati më shumë raste sidomos në minutat e fundit të takimit me anë të Dibalës e Kristiano Ronaldos por pa mundur që të gjejë rrugën e rrjetës. Napolitanët u treguan më të saktë në gjuajtjen e 11- metërshave duke fituar 4-2 ndaj bardhezinjve.
Për këta të fundit gabuan Dibala e Danilo.
Gatuzo fiton trofeun që shpëton sezonin për ekipin ndërsa Sarri sheh veten të mundet nga ish-ekipi i tij dhe gjithçka duhet të bëjë është të ruajë vendin e parë në renditje duke u shpallur kampion i Italisë.