Mesditën e sotme, “Djemtë e Labërisë” së bashku me shoqatën atdhetare kanë organizuar një tubim paqësor përpara konsullatës greke në Gjirokastër.
“Nuk duam kurrë luftëra, s’kemi pasur pretendime. Duam paqe, liri, drejtësi dhe barazi para popujve të tjerë. Jemi kombi shqiptar, jemi kombi më i vjetër në botë. Na respektoni”.– tha një nga protestuesit.
Ata kanë kërkuar largimin e konsullit grek, me argumentin se u janë cënuar të drejtat e shqiptarëve në Greqi. Protestuesit thonë se konsulli grek ka imponuar ndryshimin e identitetit të shtetasve shqiptarë për vazhdimin e leje-qëndrimit në Greqi.
Shoqata atdhetare i ka drejtuar shtetit shqiptar një kërkesë me 7 pika. Një nga këto kërkesa është një hetim i paanshëm për zyrtarët e konsullatës greke si bashkëpunëtorë të konsullit në shkombëtarizimin e shqiptarëve.
Rreth 20 prej protestuesve u shoqëruan në polici.
Kërkesat:
- Shpalljen si të padëshirueshëm të konsullit Grek të Gjirokastrës dhe largimin e tij nga toka shqiptare.
- Hetim i panshëm për të gjithe personat e konsullatës Greke në Gjirokastër si bashkëpuntorë të konsullit për shkombëtarizimin e shqiptarëve.
- Jo vetëdeklarim kombësie pa pa vërtetim origjine.
- Reciprocitetii plotë në çdo fushë me Greqinë.
- Çdo marrëveshje për vijë detare dhe tokësore të bëhet me referendum.
- Të rishqyrtohet ligji i luftës dhe të veprohet konform reciprocitet.
- Largimi i të gjitha monementeve greke në territorin e Shqipërisë ( varrezat e ushtarëve grek, bustet e personave të cilët nuk lidhen me interesat e Shqipërisë.