Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në protestë, policia shtyn protestuesit për t’i shpërndarë (FOTO)


Tensionohet situata në tubimin e sotëm  të zhvilluar nga shoqatat e Transportit Publik. Uniformat blu po i shtyjnë protestesit nga ministria e Financave drejt Sheshit Skënderbej, për t’i shpërndarë ata.

Ata kishin marshuar më parë nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë drejt ministrisë së Financave, nga ku nuk qëndruan gjatë të detyruar nga uniformat blu.

Në fillim punonjësit e Transportit Publik rezistuan, duke thënë se nuk kanë dalë për të protestuar por për të bërë një kërkesë për ndihmën financiare që besojnë se u takon.

“Duam Bukë” – janë thirrjet e protestuesve.

Por në fund, u dorëzuan duke mos bërë shumë rezistencë, dhe janë larguar në mënyrë paqësore. Ata kishin deklaruar edhe më herët se nuk kanë dalë për t’u përplasur me punonjësit e policisë.

“Le të dalë një më i zgjuar se ne dhe të thotë se 400 mijë lekë të vjetra dalin për 4 muaj.

Le të dalë Edi Rama të thotë se e karantinon familjen e tij me 400 mijë lekë për 4 muaj dhe me to ushqen Zahon, Gregorin e ku di unë. Atë po kërkojmë, një takim të na sqarojnë. E ka kollaj ai që e nxjerr policinë aty, por ne s’kemi punë me policinë.”- tha një nga protestuesit.

Transporti publik ishte parashikuar të hapej me datë 15 qershor, por u shty me një javë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve pas shtimit të rasteve me koronavirus.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *