Vendosni fjalën kyçe....

Trump firmos urdhrin ekzekutiv për Reformën në Polici


Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv duke prezantuar Reformën Policore, ndërsa kundërshton thirrjet për të çmontuar policinë.

Urdhri i tij ofron grante federale për të përmirësuar praktikat policore, duke përfshirë krijimin e një baze të dhënash për të gjurmuar abuzimet nga oficerët, shkruan BBC.

Ky vendim i Trump-it vjen pas trazirave që ndodhën në të gjithë SHBA-të për vrasjet e afrikano-amerikanëve nga policia.

Disa qytete amerikane kanë propozuar reforma më radikale. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë të martën, Trump tha se ai kishte takuar disa prej familjeve afrikano-amerikane që kishin humbur të dashurit e tyre. Ai përmendi të afërmit e Antëon Rose, Botham Jean dhe Ahmaud Arbery.

Në fjalimin e tij, presidenti Trump mbroi përsëri policinë ndërsa dënoi plaçkitësit dhe “anarkinë“.

“Ne duhet të gjejmë bazën e përbashkët. Por unë kundërshtoj me forcë përpjekjet radikale dhe të rrezikshme për të shpërbërë, çmontuar dhe shpërndarë departamentet tona të policisë.”– tha Trump.

Ai shtoi se “pa polici, ka kaos”.

Thirrjet për reformën në polici filluan pas vdekjes së George Floyd muajin e kaluar. Floyd vdiq pasi një oficer policie i bardhë i vuri gjurin në qafë për gati nëntë minuta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *