Nga aksidenti i mesditës në Elbasam ku një motorçikletë u përplas me mjetin e policisë ka ndërruar jetë në spital.
Aksidenti ndodhi në unazën e qytetit, ndërsa viktima është shtetasi me iniciale K.M 65-vjeç.
“Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, është përplasur mjeti i policisë me një motoçikletë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motoçikletës shtetasi K.M., 65 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndërroi jetë në Spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”- njofton Policia e Elbasanit.