Një person ka mbetur i vdekur në Gjirokastër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Labovë ndërsa viktimë ka mbetur një person i identifikuar si Andrea Xhavarra.
Autori i dyshuar i ngjarjes është Jano Koleta i cili mësohet se e ka qëlluar viktimën me sende të forta.
Dyshohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti për motive pronësie. 60-vjeçari i dyshuar i autor i krimit është arrestuar rreth 60 minuta pas ngjarjes.