Pasi u anulua këtë vit për shkak të koronavirusit, festivali i “Eurovision” do të mbahet vitin e ardhshëm.
Organizatorët kanë zbuluar datat kur do të mbahet festivali. Dy gjysmë finalet do mbahen në 18 dhe 20 maj, ndërsa finalja e madhe do mbahet më 22 maj 2021.
Datat u njoftuan në Ahoy në Rotterdam, vendi ku do të mbahet spektakli në vitin 2021. Në muajt e ardhshëm do të vendoset se cilat elementë të edicionit të anuluar të këtij viti do të mbeten në vitin 2021.
Disa shtete kanë vendosur që të dërgojnë si konkurentë përfaqësuesit e zgjedhur në 2020-ën, por Shqipëria ende nuk e ka marrë një vendim të tillë.
Do të jetë Arilena me këngën “Fall From the Sky” ajo që do të përfaqësojë Eurovisionin apo dikush tjetër? Mbetet për t’u parë.
Vendet që do konkurojnë me artistët e zgjedhur në 2020:
- Australia – Montaigne
- Austria – Vincent Bueno
- Azerbaijan – Efendi
- Belgium – Hooverphonic
- Bulgaria – Victoria
- Czech Republic – Benny Cristo
- Georgia – Tornike Kipiani
- Greece – Stefania
- Israel – Eden Alene
- Latvia – Samanta Tīna
- Malta – Destiny
- The Netherlands – Jeangu Macrooy
- Romania – Roxene
- San Marino – Senhit
- Slovenia -Ana Soklič
- Spain – Blas Cantó
- Switzerland – Gjon’s Tears
- Ukraine – Go_A