Vendosni fjalën kyçe....

5 fluturime nesër nga Rinasi, destinacionet e rregullat që duhen ndjekur


Aeroporti Ndërkombëar i Tiranës ka njoftuar fluturimet që do bëhen nesër nga Rinasi.

Në njoftim sqarohen aeroportet për dhe nga ku do kryhen fluturimet vajtje-ardhje për udhëtarët e ndryshëm.

TIA u bën thirrje udhëtarëve që të kontaktojnë me kompanitë ajrore para çdo udhëtimi si dhe të mbajnë maska.

Në njoftim thuhet gjithashtu se udhëtimi është ende i kufizuar për personat që nuk kanë leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e ndryshme në BE.

“Fluturimet e konfirmuara 19.06.2020. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje deri tani për ditën e nesërme janë:

Air Albania – Tiranë – Luton dhe kthim (Riatdhesim)

Air Serbia – Beograd – Tiranë dhe kthim

Austrian – Vjene – Tiranë dhe kthim

Aegean – Athinë – Tiranë dhe kthim

Belavia – Minsk – Tiranë – Minsk

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.⠀⠀

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.

Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare. Ju faleminderit për bashkëpunimin!” – thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *