Vendosni fjalën kyçe....

Bashkia e Shkodrës padit penalisht IKMT-në për prishjet në Velipojë


Bashkia e Shkodrës ka paditur për ‘Shpërdorim detyre’ Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit pas shembjeve të objekteve në Velipojë disa ditë më parë.

Në padinë e firmosur nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, IKMT akuzohet se ka vepruar pa dokument ligjor dhe në shkelje të procedurave.

Në kundërshtim flagrant me ligjin material të inspektimit, ka filluar dhe vijuar deri në orët e vona të natës e pas mesnatës prishjen dhe shembjen e strukturave me funksion “beach bare” në plazhin e Velipojës, pa asnjë proçedurë, pa njoftim dhe vënien në dijeni të pronarëve apo përdoruesve, duke vepruar forcërisht, në shkelje të parimeve themelore kushtetuese të drejtave të njeriut. Në këto veprime inspektorët e IKMT janë shoqëruar nga efektivë të Policisë së Shtetit.
Nuk është ndjekur asnjë proçedurë dhe dhunshëm kanë prishur këto struktura, duke cënuar integritetin njerëzor dhe qytetar, gjë e cila bie ndesh katërciprisht me dispozitat ligjore
”- deklaron PD.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *