Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson aksidentohet me makinë jashtë Parlamentit (VIDEO)


Kryeministri britanik Boris Johnson është përfshirë në një aksident me makinë jashtë Parlamentit.  

The Guardian shkruan se një protestues iu drejtua eskortës së kryeministrit, dhe edhe pse një polic në këmbë arriti ta kapte atë në kohë, automjeti tip “Jaguar” që shoqëronte Johnsonin u detyrua të frenonte papritur.

Mirëpo një “Range Rover” i zi që ndodhej pas nuk arriti dot të frenonte në kohë duke u përplasur me automjetin e Johnson-it.

Një zëdhënës konfirmoi se kryeministri Johnson kishte qenë brenda në makinë në momentin e aksidentit, por kishte shpëtuar pa u lënduar.

“Po, kjo ishte makina e kryeministrit. Unë mendoj se video flet vetë se çfarë ndodhi. Nuk ka asnjë raport për ndonjë të plagosur.”– tha zëdhënësi.

Kujtojmë se kryeministri Johnson vetëm pak kohë më parë, ka luftuar me vdekjen në shtratin e spitalit ku mbahej në kujdes intensiv, pasi ishte infektuar nga koronavirusi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *