Genoveva Ruiz Cavalera ka përshëndetur deputeten e Partisë Demokratike, Hajdari, lidhur me qëndrimin e saj sot në Kuvend.
Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian shkruan se është prekëse të shohësh një brez të ri politikanës shqiptarë që vënë interesin e Shqipërisë e të shqiptarëve mbi çdo interes tjetër.
“Është prekëse të shohësh një brez të ri politikanësh që vënë interesin e Shqipërisë e shqiptarëve mbi çdo interes tjetër.” – shkruan ajo në Twitter.
Reagimi i saj vjen lidhur me fjalën e Rudina Hajdarit në Kuvend sot, ku demokratja tha se beson te Reforma në Drejtësi përtej interesave të familjes së saj pak orë pasi e ëma, gjyqtarja Fatmira Hajdari u shkarkua nga detyra.