Vendosni fjalën kyçe....

Diplomati i lartë në Kosovë shkarkohet nga detyra pse foli kundër Ramës


Albert Prenkaj, i cili është Drejtor Politik në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme të Kosovës është shkarkuar nga detyra. Kjo pasi ai ka fyer kryeministrin Rama.

Në vendimin e publikuar nga media në Kosovë, thuhet se Prenkaj pezullohet me pagesë 50 përqind të pagës për shkak të dyshimit për shkelje të rënda të detyrave të punës.

Pezullimi do të zgjasë deri në përfundim të procedurave disiplinore për shkeljet e supozuara. Në dokument thuhet se Prenkaj ka ndërhyrë në punët e një shteti tjetër, gjë që është rreptësisht e ndaluar për një diplomat.

Prenkaj ka folur për Klan Kosovën, duke e konsideruar vendimin ndaj tij si të pabazë.

“Jam pezulluar nga pozita dhe mendoj se është një vendim i pabazuar. Pezullimet ndodhin pas mbledhjes së një komisioni dhe kjo nuk ka ndodhur në rastin tim. Pezullimi nuk ka bazë ligjore”- ka thënë ai.

Prenkaj është shkarkuar për shkak të dyshimit për shkelje të rënda dhe shkelje të detyrave të punës.

Pezullimi ndaj tij do të vlejë deri në përfundimin e procedurave disiplinore për shkeljet e supozuara.

Më parë, në një shkrim në rrjetet sociale, Prenkaj krahasonte kryeministrin Edi Rama që shembi Teatrin Kombëtar, me Neronin që i vuri flakën Romës.

Ai e quante kryeministrin e Shqipërisë “autokrat” e “psiko politik”./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *