Vendosni fjalën kyçe....

Facebook-u censuron reklamën e fushatës Trump që denoncon dhunën e Antifa-s


Facebook hoqi një reklamë nga fushata Trump më herët sot që sulmonte Antifa-n, duke cituar politikën e saj për ‘urrejtjen e organizuar’.

Reklama, e hequr tani nga Facebook, denonconte Antifa-n, lëvizjen e decentralizuar të agjituesve të majtë të njohur për akte të terrorizmit në vend dhe dhunë politike.

Gjatë trazirave lidhur me vdekjen e George Floyd, Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, i përshkroi veprimet e Antifa-s si terrorizëm të brendshëm kurse Presidenti Trump gjithashtu ka pohuar se synon ta etiketojë Antifa-n një organizatë të brendshme terroriste.

Reklama e ekipit të fushatës së presidentit Trump, paraqiti një trekëndësh të përmbysur kuq e zi për të simbolizuar lëvizjen Antifa, e cila përdor skemën e ngjyrave kuq e zi në simbolet, flamujt dhe propagandën e tyre, si një formë e identifikimit ideologjik. Kuq e zi janë ngjyrat historike të lëvizjes anarko-komuniste dhe trekëndëshat e kuq janë një simbol i Antifa-s.

Në reklamën e fshirë tani, llogaria zyrtare e Ekipit Trump në Facebook tha:

“Turma të rrezikshme të grupeve të së majtës po kalojnë nëpër rrugët tona dhe shkaktojnë shkatërrim. Ata po shkatërrojnë qytetet tona. Është e rëndësishme që çdo amerikan të bashkohet në një kohë si kjo për të dërguar një mesazh të bashkuar se ne nuk do të durojmë më veprimet e tyre radikale. Ne po ju bëjmë thirrje që të bëni një deklaratë publike dhe të shtoni emrin tuaj për të qëndruar pranë Presidentit Trump kundër ANTIFA-s. Ju lutemi shtoni emrin tuaj që të qëndroni me Presidentin tuaj dhe vendimin e tij për ta shpallur ANTIFA-n një Organizatë Terroriste.”

Por Facebook dhe organizatat e majta thanë se trekëndëshi kuq e zi ishte një simbol i ‘urrejtjes’ sepse është i ngjashëm me një simbol të përdorur nga Gjermania naziste në kampe përqendrimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *