Vendosni fjalën kyçe....

Identifikimi biometrik me procedurë të përshpejtuar, Hasa: Mazhoranca kërkon ta pengojë


Në marrëveshjen për “zgjedhoren” palët politike arritën dakordësinë që të bëhet identifikimi biometrik në të gjithë vendin në qendrat e votimit.

Lidhur me këtë, në Këshillin Politik palët po diskutojnë se si do bëhet tenderi për pajisjet teknologjike identifikuese.

Hartuesi i draftit të demokratëve për teknologjinë, Endri Hasa në një intervistë për “ABC News” kujton se kërkesa e demokratëve nuk ka element të ri por është e njëjtë me procedurat e përdorura në vitin 2013 kur u pilotua teknologjia, duke kërkuar procedurë të përshpejtuar për të cilën nuk ka rënë dakord mazhoranca.

 “Ndaj është kërkuar edhe garancia për financimin dhe garancia për siguritë e tjera. Nga nja anë mund të jepet politikisht dhe nga tjetër mund të mos realizohet kurrë dhe mund të mundohet mazhoranca të fusë shkopinj në rrota”- u shpreh Hasa.

Për Hasën në kushtet e një mungese besimi mes palëve, duhet që kuadri ligjor në zgjedhjet e ardhshme të jetë i plotë.

Nuk ka asnjë kërkesë të re në këtë drejtim. Ka pasur eksperiencë edhe në vitin 2013 ku është provuar të bëhet implementimi i teknologjisë në dy projekte pilote. Janë përdorur të gjitha hapësirat ligjore për të përdorur procedurat që lejon ligji në mënyrë që të mos ketë asnjë vonesë procedurale gjatë implementimit të projektit. Me rëndësi është që ne të përfshijmë gjërat në këtë fazë në Kodin Elektoral, që të mos lëmë shkas për abuzime”- tha më tej ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *