Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj për të shtyrë deri në fund të vitit 2020 afatin “Për vlerësimin e Pasurive të Paluajtshme”.
Tashmë ligji ka kaluar për shqyrtim në Kuvend dhe pritet të miratohet nga deputetët, me shumicë votash.
Afati për vlerësimin e pronave ishte paracaktuar deri në 30 shtator, por duke qenë se kriza e COVID-19 shkaktoi probleme në shumë procese të administratës shtetërore, Ministria e Financave ka ofruar një zgjidhje të re.
Rivlerësimi i pronave ka një rëndësi të veçantë sa i përket nxitjes së formalizimit në tregun e pasurive të paluajtshme dhe shihet me interes të madh nga publiku, ku sipas statistikave të Ministrisë në vitin e kaluar kanë qenë plot 160 mijë prona të rivlerësuara nga qytetarët.