Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Rama e shumica kërkojnë të bllokojnë marrëveshjen zgjedhore


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kryeministri Rama dhe shumica janë kundër marrëveshjes së reformës zgjedhore pasi ajo nuk i intereson.

E ftuar në ‘Opinion’, ajo tha se identifikimi biometrik do reduktojë deformimin e votës së shqiptarëve.

“Nuk bëhet fjalë për marrëveshje por dakordësi për rregullat e lojës për zgjedhjet e ardhshme.

Nuk është dakordësia ajo që garanton shitblerjen e votës. Identifikimi beiometrik redukton sadopa deformimin e votës. Po ju jap një shembull. Në fshatin Orenjë të Librazhdit ku nuk gjen ujk e dhelpër, u gjetën 3500 vota në kutitë e votimit.” – tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *