Kuvendi i Republikës gjatë seancës së sotme ka rrëzuar tre dekretet e Presidentit Ilir Meta për 3 ligje.
Në fund të seancës së sotme plenare, Kuvendi ka rrëzuar me 83 vota kundër dhe 16 pro dekretin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Gjithashtu, është rrëzuar edhe dekreti “Për ligjin e turizmit detar”, me 84 vota kundër dhe 17 pro, si dhe dekreti “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes”, me 81 vota kundër dhe 17 pro.