Mbrojtësi shqiptar i Veronës, Kumbulla, është një nga emrat më të lakmuar në merkaton e kësaj vere.
Talenti 20-vjeçar kërkohet nga një numër i madh klubesh por Interi duket ende më i interesuari për shërbimet e tij.
Sipas Sportmediaset, Kumbulla shihet si zëvendësuesi i duhur për uruguaianin Godin i cili sipas të gjitha gjasave do largohet në fund të këtij sezoni nga klubi zikaltër.
Për Kumbullën interesohen edhe Napoli e Juventus në Itali si dhe disa klube në Angli por deri në merkaton e verës ka ende kohë dhe destinacioni i talentit mbetet i hapur.