Vendosni fjalën kyçe....

“Më falni nëse ju zgjova!” – Piloti i Formula 1 zhurmon qytetin me Ferrarin teksa shkon në punë (Video)


Ylli francez i Formula 1, Charles Leclerc, vendosi të përdorë makinën e kompanisë për të shkuar në punë.

Ai i hipi makinës së tij Ferrari F1 nga baza e ekipit Maranello nëpër rrugët e qytetit italian deri në bazën e skuderisë italiane.

Heshtja e qetë e mëngjesit në Maranello u thye nga gjëmimi i një makine Ferrari F1, ndërsa Leclerc ecte nëpër rrugët e qytetit me makinën e famshme.

Ecja unike e 22-vjeçarit francez në rrugët e qytetit të lindjes së Ferrarit bëri histori, meqenëse Leclerc u bë shoferi i parë nga epoka moderne Formula 1 që drejtoi një makinë garash nëpër rrugët e qytetit.

Leclerc ndau një fotografi të vetes duke drejtuar makinën me titullin: “Mirëmëngjes Maranello! Më vjen keq nëse ju zgjova sot në mëngjes, unë thjesht po shkoja në punë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *