Vendosni fjalën kyçe....

“Opozita e bashkuar do shkojë si front i përbashkët në zgjedhje” – Kryemadhi


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, tha mbrëmjen e sotme se opozita e bashkuar do shkojë bashkë në zgjedhje.

E ftuar në Opinion, ajo theksoi se marrëveshja me të gjitha partitë e nënshkruar me 23 prill ishte përfundimtare dhe se opozita e bashkuar do shkojë si front i përbashkët në zgjedhjet e ardhshme.

“Depolitizimi të mos shtrihej vetëm në administratën publike por të shtrihej më tej. Të lejoheshin gazetarë, prokurorë, noterë, qytetarë të profesioneve të ndryshme që të ishi pjesë e administratës zgjedhore. Ne kemi për detyrë që të krijojmë sa më shumë besim te qytetarët shqiptarë. Votat mund t’i numërojë edhe Taulant Balla.

Opozita do shkojë e bashkuar në zgjedhje. Ka një marrëveshje të nënshkruar më 23 prill nga të gjitha partitë e opozitës për të shkuar si front i përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. Marrëveshja me LSI-në është përfundimtare dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë.” – tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *