Bashkimi Europian ka dorëzuar sot paketën e tretë të mbështetjes për Shqipërinë për sa i përket pandemisë Covid-19.
Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu shkruan se me ndihmën e dhuruar sot janë rritur kapacitetet e vendit duke kompletuar 100 shtretër për terapinë intensive si dhe janë dhuruar 30 aparate elektrokardiogrami.
“Paketa e tretë e mbështetjes së Bashkimit Europian për Shqipërinë forcon kapacitetet e terapive intesive në spitale, për t’i dhënë përgjigjen e duhur situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19.
100 shtretër të kompletuar për terapinë intensive, 30 elektrokardiograma dhe një seri aparaturash për reanimacionet në spitale. Lufta ende nuk ka mbaruar, por më e keqja nuk do të vijë, nëse respektojmë rregullat.” – shkruhet në postimin e ministrisë në Facebook.