Shefi i Urgjencës Kombëtare ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme se vendi mund të shkojë sërish në karantinë nëse numri i pacientëve të infektuar me Covid-19 që do duhet të shtrohet në spital kalon numrin 400.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin ‘Opinion’, Brataj, tha se aktualisht në spital janë të shtruar 55 persona.
Ai shtoi se tani për tani nuk mendohet se vendi do shkojë në karantinë por nëse kushtet do e detyrojnë atëherë do shkohet.
“Për momentin as që e mendojmë të mbyllemi prapë në karantinë. Në mund të mbyllemi vetëm nëse numri i kapaciteteve në spitale arrin aq shumë saqë i saturon të gjitha resurset tona, si në burime njerëzore pra në mjekë e infermierë, si në shtretër, do ndohë si në të gjithë botën. Ne momentalisht kemi 400 shtretër, 55 janë të zënë, nëse numri i pacientëve që kërkojnë hospitalizim i kalon 400 të shtruar në spitale, atëherë s’kemi çfarë të bëjmë dhe do duhet të mbyllemi, por që nuk mendoj se do shkojmë deri aty. Tani kemi dhe një gjë pozitive pasi koha e shërimit është më e shkurtër se më parë.” – tha ndër të tjera Brataj.