Anarkistët, protestuesit dhe aktivistët kanë dalë përsëri në rrugët e Portlandit, këtë herë duke krijuar një ‘zonë autonome’ pranë shtëpisë së kryebashkiakut, pasi kërkesat e tyre nuk u përmbushën në një mbledhje të bashkisë së qytetit.
Këshilli i Qytetit Portland vendosi të shkurtojë 15 milionë dollarë nga buxheti i Byrosë së Policisë së Portlandit, duke eleminuar rreth 107 pozicione me kohë të plotë, sipas raporteve të mediave lokale.
Sidoqoftë, protestuesit – të cilët ishin mbledhur në mijëra vetë nëpër qytet për 20-të natën radhazi në solidaritet me Black Lives Matter – nuk u qetësuan nga ulja e buxhetit.
Si përgjigje, ata krijuan një zonë të re të vetëqeverisjes në qytet, jashtë shtëpisë së kryebashkiakut të Portlandit, Ted Wheeler.