Vendosni fjalën kyçe....

Beogradi do e kundërshtojë anëtarësimin në BE nëse s’merr lëshime për marrëveshjen me Prishtinën


Presidenti serb Vuçiç tha të enjten se ai do të refuzojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian për Serbinë, nëse nuk merr lëshime në këmbim të njohjes së Kosovës dhe heqjen e përpjekjeve për të ndaluar Prishtinën për t’u anëtarësuar në Kombet e Bashkuara.

Asnjë zgjidhje e marrëdhënieve të ardhshme të Serbisë me Kosovën nuk do të jetë e mundur pa miratimin e Moskës, tha Vuçiç pas takimit me Ministrin e Jashtëm rus, Lavrov në Beograd, sipas Reuters.

“Në përgjigje të një oferte të mundshme ndaj Serbisë për të njohur Kosovën dhe që Kosova të hyjë në Kombet e Bashkuara dhe ne nuk marrim asgjë në këmbim, përveç anëtarësimit në BE, përgjigjja jonë do të ishte negative.” – tha Vuçiç.

Vuçiç gjithashtu i kërkoi Rusisë të mbrojë Kishën Ortodokse në Ballkan, sipas TASS. Vizita e Lavrovit vjen tre ditë përpara zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

Ai tha se Rusia do të mbështeste vetëm zgjidhje për çështjen e Kosovës të pranueshme për Beogradin dhe të aprovuara nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ku Moska ka veton.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *