Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkimi i nënës së saj nga detyra, flet Rudina Hajdari: Më janë hedhur si ujqër


Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar lidhur me shkarkimin e mamasë së saj nga detyra si gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Hajdari tha se të gjithë ata që e akuzuan se ka ndenjur në Kuvend vetëm për të shpëtuar nënën e saj, e morën sot përgjigjen.

“Dita e sotme ka filluar me një lajm për familjen time dhe padyshim shumë njerëz jashtë kësaj sallë që më janë hedhur si ujqër duke thënë që unë ndenja në Kuvend për të mbrojtur time më, sot e morën përgjigjen. Unë besoj te reforma ne drejtesi dhe nëse e them për time më, e them për çdo gjyqtar dhe do ta mbështes Reformën deri në fund se shkoj përtej interesave të familjes sime”– tha Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *