Vendosni fjalën kyçe....

Sot provimi i lëndës me zgjedhje, maturantët ulen për herë të fundit në bankat e shkollës


Maturantët do të ulen për herë të fundit sot në bankat e shkollës, pasi kjo e enjte shënon ditën e provimit të fundit.

Ata do të testojnë njohuritë e tyre në lëndët me zgjedhje dhe kështu do të mbyllin një cikël, për të filluar një sfidë të re: Universitetin.

Provimi nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Ky vit ka qenë i pazakontë për maturantët, të cilët një pjesë të mësimit janë detyruar ta bëjnë nga shtëpia, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Po ashtu provimi i Gjuhës dhe i Letërsisë e trazoi gjendjen e maturantëve, të cilët e akuzojnë Ministrinë e Arsimit se kishte zgjedhur një tezë me shumë gabime dhe që nuk i testonte njohuritë e tyre, por më shumë i ngatërronte. Sidomos pyetja e famshme se “Çfarë bëri Turi”, bëri që një pjesë e maturantëve të ngriheshin në protestë për tre ditë me radhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *