Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti me magnitudë 7.3 godet ishujt në veri të Zelandës së Re


Një tërmet me magnitudë 7.3 ka lëkundur ishujt Kermadec në veri të Zelandës së Re.

Epiqendra e këtij tërmeti është ajo e ishujve të pabanuar Kermadec, rreth 800 kilometra në veri të Zelandës së Re.

Për shkak të distancës, lëkundja u dobësua e në këtë mënyrë nuk priten dëme të mëdha nga ky tërmet.

Sidoqoftë, një cunami i vogël por i padëmshëm mund të godiste ishujt pranë.

Kujtojmë se Ishujt Kermadec, një arkipelag vullkanik, tronditen vazhdimisht nga tërmetet dhe për pasojë nuk kanë banim të përhershëm.

Në vitin 2011, një tërmet me magnitudë 6,2 ballë shkaktoi vdekjen e 185 personave dhe plagosjen e mbi 1.500 të tjerëve në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, shtet i vendosur mbi një brez tektonik shumë aktiv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *