Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 Rihter tronditi brigjet verilindore të Zelandës së Re të enjten, tha media shtetërore.
“Mbrojtja Civile po u kërkon banorëve bregdetarë nga Bregu Lindor, deri në Northlandin lindor, të largohen nga banesat e tyre si masë pararake.” – raportoi radioja Zelanda e Re.
Agjencia qeveritare e kërkimit GNS Science është ende duke vlerësuar kërcënimin e ndonjë cunami të shkaktuar nga tërmeti.
Sidoqoftë, Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave tha në një përditësim të fundit se “nuk ka asnjë kërcënim për cunami për Zelandën e Re pas tërmetit M7.4 Jug. Bazuar në informacionin aktual, vlerësimi fillestar është se tërmeti nuk ka gjasa të ketë shkaktuar një cunami që do të përbëjë një kërcënim për Zelandën e Re.” – tha ajo në një deklaratë.