Vendosni fjalën kyçe....

Valteri nxori videon nga atentati ndaj prokurorit Ndoja, SPAK-u i kërkon të dorëzojë provat (Video)


Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri, nga foltorja e Kuvendit nxori një video që sipas tij shihen dy autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja në Shijak.

Sipas deputetit, përveç një nga autorëve tashmë të arrestuar Redjan Rrahja shfaqet edhe një person tjetër i cili në video sipas tij është pa kapele.

Ai akuzoi policinë se nuk ka sekuestruar kamerat në vendngjarje që të zbulojë ngjarjen e plotë.

Unë si deputet kam shkuar në tre biznese dhe kam marrë kamerat e sigurisë, që ju si polici ia lini çështjen Tiranës ndërkohë që patrullat e Durrësit, inspektorët e krimit në Durrësit, të policisë, oficerët sekret nuk i kanë këto pamje. Këtu tregohet shumë qartë, vrasësi Redjan Rraja dhe ky tjetri pa kapele nuk u gjeta, nuk e gjen dot se e keni karamelen në fut, në këtë sallë, pengohet zbardhja e kësaj ngjarjeje. Nëse keni vullnet, bëjeni dhe jepuni qetësi këtyre prindërve. Nëse nuk doni se keni hall që pas tyre fshihen ata që ju komandojnë, do ishte e udhës të jepni dorëheqjen sa të mos turpëroheni më. Unë kuptova që je vetëm për tendera aty ose për emërime, ti je ministër teknik. Nuk ta ka shpjeguar kryeministri Rama që je personi përgjegjës për gjithçka ndodh. Na përmende Lazaratin, po në Mirditë ke dyfishin e drogës, çoja paraadhësit tënd OFL-në, e jo atyre. Nuk na bën pallavra për këtë punë. I ke të 12 drejtorët e qarqeve për përfshirë në krim, 30% që merrte paraardhësi yt, ndoshta ti s’ke informacion, se ndoshta s’të kanë dhënë lekë, se për mua ti dukesh një burrë shumë i mirë. Ju ndoshta i shihni si shifra, por unë uroj që ajo harta shpresoj që të shkoj drejt zero, mos të kemi të vrarë, kështu si e keni katandisur ju policinë e shtetit, do vriten dhe do shkatërroheni“-deklaroi Valteri.

Menjëherë pas deklaratës, Valteri është kontaktuar nga SPAK-i, që të dëshmojë dhe të dorëzojë materialin që posedon, raporton Report TV.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *