Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Hekuran Billës, policia shoqëron një të dyshuar


Hekuran Billa

Policia e Tiranës ka shoqëruar një person të dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë.

Sipas një raportimi të televizionit “News 24”, identifikimi i tij është bërë përmes kamerave të sigurisë.

Personi që është shoqëruar në komisariat ka lidhje familjare me Prel Markun, i cili u vra nga Billa në Angli. Ai dyshohet se e ka ndjekur Billën duke informuar atentatorët për lëvizjet e tij.

Kush ishte Hekuran Billa?

Hekuran Billa i cili u vra mbrëmjen e 11 qershorit me breshëri automatiku, nuk ishte emër i panjohur për drejtësinë. Ai ishte i akuzuar për “Vrasje” dhe “Vrasje në tentativë” dhe ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Billa akuzohet se më 14 tetor të vitit 2006 në një klub nate në Mbretërinë e Bashkuar, ka qëlluar për vdekje me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, nga Shkodra.

Pas dënimit me burgim të përjetshëm nga autoritetet britanike në mungesë, Billa u arrestua në nëntor të 2007-ës në Shqipëri.

Gjyqtari Altin Abdiu në 13 maj 2014 ka vendosur të njohë dënimin me burgim të përjetshëm që Hekuran Billa kishte marrë në Angli. Ndërsa në 20 korrik 2016 gjyqtari Lefter Jahaj, ka vendosur të ndryshojë vendimin e gjykatës së Tiranës për njohjen e burgut përjetshëm dhe dënimin e tij përfundimisht me 25 vite burgim. Në vendimin e tij gjykata thotë se Hekuran Billa duhet të vuajë dënimin nga dita e arrestimit në Shqipëri 15 nëntor 2007.

Por ai është liruar në muajin shkurt 2019.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *