Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Gjirokastër, policia jep detaje


Policia ka dhënë informacione lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Labovë Zhapës, në Gjirokastër, ku një person ka humbur jetën pasi u godit me sende të forta nga një bashkëfshatar.

Policia ka vënë në pranga të dyshuarin për vrasjen e 60-vjeçarit, Andrea Xhavara.

I arrestuari quhet Jano Koleta, 67-vjeç.

“Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 17.06.2020, në fshatin Labovë e Zhapës, ku humbi jetën 60-vjeçari A. Xh.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Labovë e Zhapës, ku pas një konflikti mes dy shtetasve humbi jetën shtetasi A. Xh., 60 vjeç, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.

Falë punës së mirorganizuar hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit në kohë reale, kapja dhe shoqërimi i tij në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. K., për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”– thotë policia.

Dyshohet se shkak për konfliktit është bërë humbja e një pele. Koleta dyshonte se viktima i kishte marrë pelën, pavarësisht insistimit nga ana e këtij të fundit se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Debati ka agravuar, ku Koleta e ka qëlluar me shkop në këmbë  dhe në tentativë për t’u larguar, Xhavara është rrëzuar dhe ka përplasur kokën në një shtyllë druri, duke marrë dëme të shumta në kokë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *