Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Mirënjohje Komisionit të Venecias, vettingu e reforma në drejtësi s’kanë kthim pas


Pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka shkruar se procesi i vettingut dhe reforma në drejtësi nuk kanë kthim pas.

Ai shkruan në Facebook se tashmë janë zgjidhjet e duhura për çështjet e kërkuara.

Balla thekson se sugjerimet e Venecias do përgatiten me kujdes e pa humbur shumë kohë.

“Mirënjohje Komisionit të Venecias edhe për Opinionin e sapo-miratuar mbi “Emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese”! Procesi i vetting-ut dhe Reforma në Drejtësi në tërësi nuk kanë kthim pas👊. Tashmë kemi zgjidhjet e duhura për çështjet e kërkuara në Opinion. Propozimet e nevojshme për ndryshimet ligjore të bazuara plotësisht në sugjerimet e vyera të Venezias do të përgatiten me kujdes dhe pa humbur shumë kohë.” – shkruan Balla.

https://www.venice.coe.int/webforms/documents/default.aspx?pdffile=CDL-AD(2020)010-e


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *